Auto

Së shpejti veturat elektrike do të mbushen duke kaluar mbi rrugë të betonizuara

Shumë shpejt, pronarët e veturave elektrike nuk do të kenë nevojë të ndalen për t’ia mbushur baterinë.

Inxhinierë të fushave të ndryshme kanë nisur projektin për një lloj betoni, që do të mbush bateritë e veturave vetëm duke kaluar mbi të.

Projekti është nisur nga Departamenti i Transportit në Indiana (INDOT), Universiteti Purdue dhe kompania gjermane Magment GmbH.

Qëllimi është krijimi i një sistemi që mbushë me valë veturat elektrike ndërsa janë duke lëvizur.

Sipas revistës HAK, dy fazat e para të projektit do të përfshijnë forma të ndryshme të testimit dhe hulumtimit mbi optimizimin e transmetimit të energjisë elektrike. Pasi të kenë përfunduar këto faza, në fazën e tretë do të ndërtohet një poligon me gjatësi të paktën 400 metra. Këtu, ekipi do të testojë aftësinë e betonit për të mbushur kamionë të rëndë që punojnë me fuqi të lartë.

Pasi të kenë përfunduar me sukses të gjitha këto faza, teknologjia do të zbatohet dhe do të përdoret për të elektrizuar një pjesë të caktuar të autostradës në Indiana. Projekti nis në fund të verës. \autoblog