Auto

Volkswageni nis dobët me shitjet e veturave në Kinë

 

Veturat elektrike të Volkswagenit raportohet se në Kinë kanë nisur me shitje më të ngadalshme se që është pritur.

Kompania është përgatitur për kapacitet masiv të prodhimit me dy kompani të tjera partnere – por pas disa muajsh, shitjet e ID.4 vështirë se po e kalojnë njëmijëshin në muaj.