Divizioni i veturave muskuloze në BMW, “M Division”, do të mbushë 50 vjet vitin e ardhshëm. Me këtë rast prodhuesi gjerman planifikon ta festojë ditëlindjen me edicione speciale.
Bazuar në raportimet e “carbuzz”, BMW planifikon të rikthejë versionin M3, nën emrin Evo Sport.
BMW raportohet se është duke u përgatitur për edicionet speciale nën logon “50 Jahre BMW M”. Krahas emrit, vetura do të ketë edhe logon ikonike.
Modelet M3 dhe M4 janë më të rejat nga linja e veturave muskuloze të BMW-së andaj edhe pritet që ato të marrin versionet “festuese”. Nuk besohet që një model M2 do të marrë variantin special.