Auto

Mungesa e çipave mund t’i kushtojë industrisë së veturave 110 miliardë dollarë humbje

 

Mungesa e vazhdueshme e çipave gjysmëpërçues tani pritet t'i kushtojë industrisë globale të veturave 110 miliardë dollarë të ardhura në vitin 2021, sipas kompanisë konsulente AlixPartners.

Parashikimi është rritur me 81.5% nga parashikimi i parë prej 60.6 miliardë dollarësh, të cilin kompania me bazë në Nju Jork e lëshoi ​​në fund të janarit kur problemi i çipave detyroi kompanitë të ulin prodhimin e veturave në fabrikat e tyre.