Auto

Ferrari rrit fitimet në tremujorin e parë të vitit

 

Të hyrat e gjigantit italian të veturave sportive, Ferrari, në tre muajt e parë të këtij viti janë një miliard euro, që i bie se janë rritur për tetë për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar.

Fitimi neto i kompanisë ikonike po ashtu ka kaluar parashikimet për 19 për qind. Fitimi është 376 milionë euro, ndërkohë që parashikohej 369 milionë.