Auto

Nga viti 2040, Honda synon të shesë vetëm vetura tërësisht elektrike

Nga viti 2040, Honda synon të shesë vetëm vetura tërësisht elektrike
 

Gjiganti i veturave, Honda Motor, ka bërë një njoftim ku kompania planifikon të kalojë në vetura tërësisht elektrike deri në vitin 2040, ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë, Toshihiro Mibe të premten.

Deri në vitin 2030, kompania pret që EV-të të zënë 40% të shitjeve dhe do ta rritë atë më tej në 80% deri në vitin 2035 në të gjitha tregjet kryesore që përfshijnë Amerikën e Veriut dhe Kinën.