Auto

Renaulti kërkon të gjenerojë 1.2 miliardë dollarë nga ekonomia rrethore

Renaulti kërkon të gjenerojë 1.2 miliardë dollarë nga ekonomia rrethore
FOTO: AP
 

Gjiganti i veturave, Renault, do të kërkojë të gjenerojë 1.2 miliardë dollarë shitje nga e ashtuquajtura "ekonomi rrethore" duke e kthyer fabrikën e saj Flins jashtë Parisit në një qendër kërkimi, riciklimi dhe riparimi.

"Ambicia jonë, deri në vitin 2030, është të arrijmë më shumë të ardhura [nga riciklimi dhe riparimi në Flins] sesa nga montimi i veturave atje", ka thënë shefi ekzekutiv Luca de Meo për të përjavshmen franceze Journal du Dimanche.