Mercedes Benz do të futet në garë me veturat e tjera elektrike që po prodhohen nëpër botë.
Vetura e famshme gjermane do të sjellë në vitin 2022 llojin e parë të veturës elektrike e cila do të jetë e ngjashme me Mercedes Benz S-Class.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVetura elektrike do të quhet Mercedes-EQ EQS dhe do të jetë basti më i madh për Mercedes S-Class prej kur ka dalë në treg për herë të parë, në vitin 1972.

“Për ne si dizajnues në Mercedes Benz, gjithçka ka të bëjë me dëshirën dhe dëshira po udhëhiqet nga dy gjëra: bukuria dhe e jashtëzakonshmja. Është një ëndërr për secilin artist që të krijojë të ardhmen. Ne kemi dizajnuar një veturë të bukur dhe të jashtëzakonshme të së ardhmes. Ne krijojmë dëshirën”, ka thënë Gorden Wagener, shef i dizajnit në Grupin Daimler.
Mercedes Benz elektrik do të ketë bateri e cila do të qëndrojë deri në 770 kilometra dhe do të ketë madhësinë dhe enterierin e njëjtë me modelin S-Class i cili është një prej më të kërkuarve në botë.