Auto

VW humb apelin në Australi, duhet të paguajë gjobën prej 95 milionë dollarëve

VW humb apelin në Australi, duhet të paguajë gjobën prej 95 milionë dollarëve
FOTO: AP
 

Rregullatori i konkurrencës në Australi ka thënë se gjykata federale rrëzoi apelin e Volkswagenit kundër një gjobe rekord prej 95.1 milionë dollarëve për prodhuesin e veturave, e cila ishte pjesë e një skandali global të mashtrimit të emetimeve.

Gjykata gjobiti VW-në në dhjetor të vitit 2019 për shkelje të ligjit australian të konsumatorit duke bërë përfaqësime të rreme në lidhje me pajtueshmërinë me standardet e emetimeve të naftës të vendit.