Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se rreth 20 për qind e vaksinave në botë shkojnë dëm për shkak të transportit dhe ruajtjes joadekuate.
Kjo vlen për të gjitha vaksinat, përfshirë edhe ato për COVID-19 dhe problemet më të mëdha të transportit janë në vendet e varfra dhe ato me zhvillim të mesëm.
Kjo është arsyeja pse OBSH-ja ka autorizuar gjigantin japonez Toyota për të përgatitur një automjet të veçantë për të transportuar vaksinat dhe rezultati është i dukshëm.
Sipas HAK Magazine, Toyota ndërtoi një Land Cruiser të veçantë (Seria 70) me ndihmën e kompanisë nga Luksemburgu B Medical Systems, e cila u kujdes për frigoriferin që është instaluar në SUV.
Një bagazhin 396 litërsh mund të vendosen 400 pako vaksinash dhe të ruhen në temperatura nga 2 deri në 7 gradë Celzius. \ Revijahak.hr
