Auto

Në Gjeorgji zbulohet një koleksion i veturave klasike të mbuluara me pluhur

Në Gjeorgji zbulohet një koleksion i veturave klasike të mbuluara me pluhur
 

Videoja 15-minutëshe brenda një "bunkeri" në Gjeorgji ku shihet një numër i madh i veturave klasike të mbuluara me pluhur, është bërë virale në rrjetet sociale.

Nuk është zbuluar ende se kush është pronari i veturave, por gjithsesi bëhet fjalë për një koleksion të mahnitshëm të veturave të njohura si “youngtimer”, që shënuan dy-tri dekadat e fundit. Në këtë grup hyn veturat rreth 20 vjet të vjetra që ende nuk e kanë arritur statusin “oldtimer”.