Auto

Mercedes-AMG paralajmëron kombinimin që sjell mbi 800 kuajfuqi

Mercedes-AMG paralajmëron kombinimin që sjell mbi 800 kuajfuqi
 

Divizioni AMG i Mercedes-Benzit ka shpalosur dy modele të reja me sistem hibrid benzinë-rrymë, duke nxjerrë kështu modelet më të fuqishme AMG me mbi 800 kuajfuqi e zero emetime të dyoksidit të karbonit në distanca të shkurtra.

Modelet e reja, pjesë e asaj që AMG i quan strategjia e “e-performancës”, janë të bazuara në modelin ekzistues 4.0-litërsh dhe në versionin e ri 2.0-litërsh benzinë.