Auto

Cili shtet në Evropë ka veturat më të reja

Veturat padyshim se tregojnë edhe standardin e një vendi. Dhe Luksemburgu, si një prej vendeve me të ardhurat më të mëdha për banor, ka veturat më të reja.

Në këtë vend, vjetërsia mesatare e veturave është 6 vjet e gjysmë, shumë larg mesatares në Bashkimin Evropian, që është 11 vjet e gjysmë.

Në Britani të Madhe mesatarja e vjetërsisë së veturave është tetë vjet, kurse në Austri 8 vjet e 3 muaj.

Sa i përket Evropës, veturat më të vjetra vozitën në rrugët e ish-shteteve të Bashkimit Sovjetik, si në Lituani (mesatarja 16 vjet e 8 muaj) dhe Estoni (16 vjet e shtatë muaj). Në Rumani, vend anëtar i BE-së, kjo mesatare është 16.5 vjet.

Në Rusi, mesatarja e vjetërsisë së veturave është 13.9, që është gati 2 vjet e gjysmë më e madhe se në BE. \ autoblog