Auto

Shefi i Toyotas paralajmëron Applen: Biznesi me vetura nuk është i lehtë

Descriptive Text

Shefi i Toyota Motor Corp, Akio Toyoda, ka paralajmëruar kompaninë teknologjike, Apple, e cila po planifikon të futet në industrinë e veturave, se biznesi me vetura nuk është aq i lehtë sa duket.

Toyoda ka thënë se industria e veturave mirëpret kompani të reja, por pasi të kenë një plan afatgjatë sesi të merren me klientë dhe me ndryshimet në një periudhë 40-vjeçare. “Futja e tyre në treg duhet të jetë e drejtë për konsumatorët”, shtoi ai, njofton Bloomberg.

Apple do t’i duhen së paku pesë vjet për të lansuar veturën e parë elektrike, megjithatë kompania teknologjike po e ka të vështirë të gjejë një partner. Kjo pasi futja e tyre në treg ka alarmuar disa nga prodhuesit e veturave të ndryshme, siç është Hyundai në SHBA.

Dy prodhuesit më të mëdhenj në botë, Toyota dhe Volkswagen AG duken më pak të shqetësuar rreth futjes së Apple në industrinë e veturave.