Auto

VW përshpejton rrugën drejt veturave elektrike

VW përshpejton rrugën drejt veturave elektrike
 

Marka e njohur e automobilave, Volkswagen ka në plan të dyfishojë prodhimin e veturave tërësisht elektrike në Evropë deri në vitin 2030, në një përpjekje për të përshpejtuar zhvendosjen drejt makinave me bateri.

Veturat tërësisht elektrike pritet të marrin më shumë se 70 për qind të shitjeve të gjigantit gjerman deri më 2030, krahasuar me një objektiv të mëparshëm prej 35 për qind, ka thënë VW të premten ndërsa zbuloi strategjinë e saj të quajtur “Përshpejtimi”, raporton Autonews.