Auto

Mercedesi prezanton bolidin e Formula 1 me të cilin synon ta mbrojë titullin këtë vit

Mercedesi ka prezantuar bolidin e ri me të cilin synon ta fitojë titullin e tetë rresht në Formula 1.

Mercedes e ka fituar titullin e dyfishtë (individual dhe te konstruktorët) në shtatë vjetët e kaluar.

Bolidi i ri i Mercedesit quhet Mercedes- AMG F1 W12 E Performance.

Mercedesi ka dominuar në F1 që nga prezantimi i motorëve të rinj turbo-hibrid në vitin 2014.

Bolidi i ri e ka një pjesë të madhe të teknologjisë që e kishte bolidi i stinorit të kaluar, me të cilin fitoi 13 nga 17 garat.

Ndryshimet e mëdha në rregulla të F1 janë shtyrë deri në vitin 2022, pas shpërthimit të pandemisë COVID-19.