Auto

Porsche 911 GT3 tërheq blerësit e veturave manuale

Pavarësisht se adhuruesit e veturave manual janë zhgënjyer me prodhimet kohëve të fundit, vetura si Porsche 911 GT3 i ka kthyer pritjet në kokat e tyre.

Sipas BNN Bloomberg, zëdhënësi i Porsche, Luke Vandezande, ka thënë se norma e blerjes për vetura manual GT3 me 6 shpejtësi është 70% në SHBA, ndërsa 30% në nivel global. Dhe midis atyre që nuk blejnë GT3 911, shkalla është vetëm 20% në 25%.

Porsche është befasuar nga kjo kërkesë e madhe e adhuruesve për të pasur vetura manuale, edhe pse ka vetëm 6 shpejtësi dhe jo 7.

Porsche po mendon për një model të ri të 911 GT3 në vitin e ardhshëm, pas kërkesave të mëdha të njerëzve për të masur një veturë manuale, veçanërisht në SHBA.