Auto

Volkswagen dhe Audi do të rinisin prodhimin në Meksikë pas mungesës së gazit

Njësia meksikane e Volkswagen AG do të rifillojë prodhimin e automjetit të saj sportiv Tiguan të hënën në mbrëmje.

Kështu është bërë e ditur në një të deklaratë të kompanisë gjatë ditës së sotme, pas mungesave të gazit që goditën vendet e Meksikës javën e kaluar, raportojnë mediat e huaja.

Ndërkohë, Audi do të rifillojë nivelet normale të prodhimit në fabrikën e saj në Puebla të hënën, pasi "furnizimi i hidrokarbureve në sektorin industrial ishte i garantuar".