Auto

Nissani do të sjellë veturat e reja elektrike në fillim të 2030-s

 

Nissani ka bërë të ditur të mërkurën se modelet e reja të veturave do të dalin në treg në fillim të vitit 2030 si pjesë e përpjekjeve të kompanisë për të arritur neutralitetin e karbonit më së largu deri në vitin 2050.

Kompania e cila planifikon të mbulojë tregjet në Japoni, Kinë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropës ka bërë të ditur se do të ndjekë inovacionet e fundit të baterisë për veturat e saj elektrike dhe se do të zhvillojë teknologjinë hibride për efiçencë të energjisë, shkruan Reuters.