Auto

Një model elektrik i Renault 5 pritet të dalë në shitje në vitin 2025

Një model elektrik i Renault 5 pritet të dalë në shitje në vitin 2025
Foto: Autoexpress
 

Renault ka njoftuar se do ta riprodhojë modelin ikonik të saj Renault 5, por në version plotësisht eletrik, ndërsa ky model do të dalë në shitje nga viti 2025, shkruan “Autoexpress”.

Si Honda, që modelin Honda e, do ta prodhojë, por në version elektrik, njëjtë do të veprojë edhe Renault. Por, shefi ekzekutiv i Renaultit, Luca de Meo, ka premtuar se versioni elektrik i Renault 5 do të jetë i përballueshëm për shumë qytetarë.