Telsa sipas të gjitha gjasave do fillojë shitjet edhe në Indi.
Ministri i Transportit, Nitin Gadkari, ka deklaruar se kompania e veturave elektrike të Elon Muskut do të fillojë shitjet në Indi vitin e ardhshëm.
“Pas krijimit të qendrave të shitjes, Tesla do fillojë procesin e prodhimit këtu”, ka thënë Gandkari për CNN.
Drejtori i veturave elektrike, Elon Musk, ka deklaruar se kompania e tij gjithsesi se do fillojë shitjet në Indi mirëpo s’pritet të ndodhin në janar.
Renditja e Teslas si vetura e katërt më e shitura në tregun e veturave në botë ka arritur brenda një kohe relativisht të shkurtër.