Auto

Jaguari shënon 60 vjetorin e E-Type me model special

Prodhuesi britanik i veturave luksoze, Jaguar, do të shënojë 60-vjetorin e modelit legjendar E-Type vitin e ardhshëm me një model special të quajtur F-Type Heritage 60.

Gjithashtu, F-Type Heritage 60 do të prodhohet në seri të kufizuar në vetëm 60 njësi dhe do to jetë në dispozicon në dy versione, Coupe dhe kabrio.

Për realizimin e këtij modeli special përgjegjës ishte ekipi i Jaguar Land Rover SV Bespoke, i cili për F-Type Heritage 60 ndër të tjera ka zgjedhur ngjyrën e gjelbër për eksterier, etiketat e veçanta, rrotat 20-inçësh “Diamond-Turned”, disa detaje nga kromi, enterier dy-ngyrësh, lëkurë “Windsor”, disa detaje nga alumini në enterier, si dhe logon “E-Type 60th Anniversary” në ulëset.

{gallery}

Sa i përket motorit, modeli special do të ketë motor 5.0-litër V8 me kapacitet prej 575 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 - 100 kilometra në orë ta arrijë për 3,5 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 300 km/orë.

Jaguar F-Type Heritage 60, po ashtu, do të vijë me marsh automatik me 8 shpejtësi si dhe do të jetë në dispozicion me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Ndërsa sa i përket çmimit, ende nuk është zbuluar.