Auto

Fermeri largon barin e keq pa përdorur kimikate, me traktor “flakë”

Fermerët janë duke iu rikthyer formave të vjetra për të larguar barin e keq nga tokat që ata i punojnë.

E quajtur “shkulja me flakë”, ky proces përfshinë instalimin e shumë pajisjeve në traktor, me të cilin ngadalë djeg barin e keq, transmeton KOHA.

Kompania “Flame Engineering, Inc” e specializuar në zhvillimin dhe shitjen e mjeteve me flakë, tha se kjo teknikë është shkencore. Në uebfaqen e kësaj kompanie, thuhet se kjo teknikë shkatërron qelizat e barit të keq.

“Shkulja me flakë është ajo se çfarë ne e quajmë ‘vrasje e ngadalshme’ sepse shkatërron strukturën qelizore në fushat pjellore. Bari nuk do të rritet më, pasi flaka shkatërron edhe rrënjët e tyre”, shpjegohet në këtë faqe.

Fermerëve organikë iu kërkohen si pjesë e procesit certifikues që të mos përdorin pesticide apo herbicide sintetike. Për këtë duhet të gjejnë mënyra të tjera për të larguar barin e keq nga fushat e tyre, e kjo duket të jetë mënyra ideale, pasi largon barin pa shkatërruar tokën apo ajrin.