Auto

Qytetarët nëpër Evropë po blejnë vetura të vjetra në kohë pandemie për ta evituar transportin publik

Qytetarët nëpër Evropë po blejnë vetura të vjetra në kohë pandemie për ta evituar transportin publik
Foto: Reuters
 

Londër/Madrid, 30 nëntor (Reuters) – Dëshironi një veturë të lirë të përdorur për të bërë xhiro nëpër qytet për të evituar përdorimin e transportit publik në këtë periudhë pandemie? Mirësevini në Pandemic Motors. Mund të gjeni këtu atë që ju duhet.

Nëpër Evropë, njerëzit po marrin vetura të vjetra me synimin për të evituar autobusët dhe trenët, por duke e ditur se nuk është gjë e mençur të shpenzohet në vetura luksoze në këto kohë paqartësie ekonomike.