Ferrari ka shpalosur modelin 488 GT Modificata, që është versioni i garave i modelit 488 GTB. Vetura e re është e dizajnuar për të rivalizuar McLaren Sennan GTR dhe Lamborghinin SCV12.
Ai është i prodhuar në shifra të limituara, me Ferrarin që planifikon ta shesë Modificatan vetëm për ngasësit që marrin pjesë në disa gara të caktuara të automobilave.
Secili ekzemplar duhet të porositet që të prodhohet.
Ferrari ka përdorur fije karboni për të zëvendësuar panelet trupore të modeleve standarde duke ripunuar në aerodinamikën e veturës për të ofruar më shumë agresivitet.
Vetura ka motor 3.9-litërsh V8, ndërsa kompania s’ka bërë të ditur ende sa kuajfuqi do të gjenerojë ky model. Raportohet se ai do të ketë “rreth 700 kuajfuqi”.