Auto

“Ford Kuga” ose teknologjia që sheh atje ku shoferi nuk mundet

“Ford Kuga” ose teknologjia që sheh atje ku shoferi nuk mundet

Ndryshimi i korsive është një manovër rutinë në autostradë, por edhe drejtuesit më të kujdesshëm, në disa raste, mund të mos jenë në gjendje të identifikojnë situata të rrezikshme që mund të lindin, në veçanti, në vendet me dukshmëri jo të qartë.

Për të adresuar këtë problem të përbashkët midis shoferëve, ”Ford” ka prezantuar një teknologji të re të krijuar për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve që të shmangin përplasjet që vijnë nga mospamja e qartë gjatë udhëtimit në rrugë me shumë korsi.