Auto

Vetura sportive e së ardhmes transformohet në avion brenda tre minutave

Vetura sportive e së ardhmes transformohet në avion brenda tre minutave

Mjeti i quajtur AirCar ka krahë portativë që i dalin nga dy anët e tij dhe mund të transformohet nga një veturë sportive në një mini-avion që mund të ngrihet në ajër për tre minuta.

Duke kthyer në realitet ëndrrën e vjetër e filmave fantastikë kompania sllovake Klein Vision, thotë se makina mund të transformohet në avion brenda tre minutave, siç shihet dhe pamjet e ofruara në aerodromin Piestany në Slovaki.