Auto

Harley-Davidson prodhon një biçikletë elektrike

Harley-Davidson prodhon një biçikletë elektrike

Harley-Davidson, kompania ikonë e motoçikletave të fuqishme për aventura me dy rrota, ka vendosur të krijojë një biçikletë elektrike, me synimin për t’u lidhur më shumë me të rinjtë dhe për të zgjeruar tregun.

Serial 1 është kompania bijë e Harley-t që do të prodhojë biçikletën elektrike që pritet të dalë në shitje në gjysmën e parë të vitit 2021. Në fakt, Harley Davidson nuk do të jetë aksioneri kryesor në këtë kompani, por emrat e investitorëve nuk janë bërë publik.