Kia ka prezantuar një model super sportiv të saj, të quajtur K5. Sipas Kia’s kjo veturë është shumë e shpejtë për rivalin nga BMW, 330i.
Kia K5 pasi mposht BMW-në sportive në garë, vendosë të garojë vetëm me veten sepse “është shumë e shpejtë për BMW-në”, në reklamën e tyre për këtë veturë, transmeton KOHA.
Kia K5 ka të gjitha rrotat aktive dhe 290 kuajfuqi (216 kilowatts) dhe me këtë model sipas tyre mposht BMW 330i.
Kia K5 shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë sipas të dhënave zyrtare e arrin për 5.8 sekonda ndërsa BMW RWD 330i për 5.6, dhe nuk dihet se si e mposht ajo rivalin, por kjo pritet të zbulohet nga adhuruesit e veturave e jo nga reklamat e kompanive.