Auto

Potera e mbylli me fitore “Drag Race”-in e fundit për këtë vit

Potera e mbylli me fitore “Drag Race”-in e fundit për këtë vit

Garuesi Skender Potera - Gogi me Audi TT është fitues i garës “Drag Race”, e cila ishte e fundit për kampionatin e sivjetmë, njofton Federata e Auto Sporteve të Kosovës.

Potera pati paraqitje fantastike në vozitjet kualifikuese, duke arritur kohën 08.840 dhe të cilin e bënë të vetmin në Klasën e 8 sekondave.