Auto

Fotografohet për herë të parë BMW X8

Modeli më i ri i gjigantit gjerman, BMW, ai X8, është fotografuar për herë të parë gjatë testimeve. Modeli që do të vijë së shpejti për të zëvendësuar X7-shin, do të jetë modeli më i shtrenjtë i BMW-së.

BMW kishte shpalosur planet për një model të ri më 2017. Në atë kohë, inxhinerët e kompanisë mundoheshin të krijonin një SUV edhe më të madh se X7 e me më shumë teknologjik.

Gjithsesi, fotografitë gjatë testimeve të modelit kanë treguar se BMW mund të ketë ndryshuar qëndrim. Sipas pamjeve, BMW X8 do të jetë më i ulët e më sportiv, raporton Auto-Express.

Së fundmi, kompania patentoi edhe emrin “X8 M”, duke sugjeruar se do të vijë edhe një version i fuqishëm i modelit. Ai pritet të ketë 616 kuajfuqi me motor 4.4-litërsh.

Po ashtu pritet edhe versioni hibrid.

Modeli do të lansohet në vitin 2022 me një çmim që thuhet se do të jetë rreth 100 mijë dollarë.