Auto

Franca planifikon rritjen e taksës deri në 50 mijë euro për veturat luksoze me emetim të lartë

Franca planifikon rritjen e taksës deri në 50 mijë euro për veturat luksoze me emetim të lartë

Një draft projektligj buxhetor që është duke u shqyrtuar në parlamentin francez mund t’i detyrojë konsumatorët e modeleve të Porsches, Ferrarit apo të Lamborghinit, që përdorin shumë benzinë, të rikonsiderojnë blerjen e tyre.

Qeveria e tregut të dytë më të madh të industrisë së automobilave në Evropë, pas Gjermanisë, është duke planifikuar që të gjobitë konsumatorët deri në 50 mijë euro në vitin 2022, në bazë të emetimit të dioksid-karbonit nga makinat e tyre, transmeton KOHA shkrimin e europe.autoneës.com.