Auto

Nissan do të lansojë automjete të reja në Kinë në pesë vitet e ardhshme

Foto: Reuters
 

Shefi ekzekutiv i kompanisë së automjeteve të Nissan ka thënë të shtunën se planifikon të lansojë një numër të automjeteve të reja në tregun e Kinës në pesë vitet e ardhshme, duke përfshirë makina elektrike, të cilat do të mund ta ndihmojnë prodhuesin japonez të makinave të rikthejë profitin.

Shefi Makoto Uchida dhe shefi i kompanisë së njëjtë në Kinë, Shohei Yamazaki, kanë thënë se Nissan do të prodhojë nëntë modele elektrike me dizajn të ri, dhe do t’i lansojë në tregun më të madh të automjeteve deri në vitin 2025, raporton Reuters.