Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

BMW shfaq 2 super modele sportive M, BMW M3 dhe M4

Divizioni sportiv i veturave M të BMW-së, ka zbuluar 2 modele të reja 2021 të modelit M3 dhe M4.

M3 Sedan dhe M4 Coupe tashmë janë shfaqur online me përditësime të shumta super sportive.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deri tani, ndryshimi më i madh që mund të vërehet te këto dy modele, është ai te sistemi i gypave të shkarkimit të gazrave, të cilët janë plotë 4 gypa nga titaniumi të vendosur në mes të veturës të mbështjellë nga qeramika, transmeton KOHA.

BMW thotë se zhurma që bënë ata është e inspiruar nga veturat garuese ndërsa ndryshon varësisht se në cilin opsion vozitet, si sport apo ekonomik.

Ndryshimi tjetër është grili nga para, mbrojtësit rreth e përreth veturës, rrotat nga para 20 inç si dhe 21 inç nga pas e sistem të ri të frenimit.

Nga brenda tipare të bëra nga fibrat e karbonit, lëkura alcantara si dhe logo M e stampuar në shumë vende.

Të gjitha këto përditësime do të dalin në treg gjatë marsit të vitit të ardhshëm.

{gallery}