Auto

Audi prezanton versionin më të fuqishëm të e-Tronit dhe e-Tron Sportbackut

Descriptive Text

Prodhuesi prestigjioz gjerman i veturave, Audi, ka prezantuar versionin më të fuqishëm “S” të modelit e-Tron.

Versioni “S” do të ofrohet për disa modele nga seria e-Tron, duke përfshirë edhe atë Sportback. Risia te ky version më i fuqishëm është nën kofano, e ajo është drejtimi sinergjik me tre motorë elektrikë, dy nga të cilët janë të vendosur në boshtin e pasmë.

Gjithashtu, ky version i ri vjen me kapacitet prej 503 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 4.5 sekonda dhe atë maksimale deri në 210 km/orë, transmeton KOHA. Në përdorim të rregullt, kur nuk është i aktivizuar opsioni “S”, versioni i ri ka kapacitet prej 435 kuajfuqish.

Bateria e versionit S ka kapacitet prej 95kWh, gjë që është e mjaftueshme për të kaluar deri në 364 km, ndërsa versioni Sportback deri në 370 km. Sistemi i mbushjes përfshin fuqinë e mbushjes deri 150 kW dhe Audi thotë se deri në 80 për qind e kapacitetit të baterisë mund të mbushet për gjysmë ore.

{gallery}

Versioni S, po ashtu, vjen me mbrojtësit anësorë më të gjerë, mbrojtësit tjerë “agresivë”, mbrojtësin e pasmë shtesë, si dhe set të rrotave 22-inçësh nga alumini.

Audi e-Tron në version S në tregun evropian pritet të arrijë këtë vjeshtë, ndërsa çmimi fillestar në Gjermani është 91.345 euro dhe 93.628 për versionin Sportback.