Ndonëse Nissani fillimisht kishte planifikuar që ta nisë prodhimin e një gjenerate të re të modelit Qashqai në tetor, një gjë e tillë megjithatë nuk do të ndodhë.
Si shkruan, “Financial Times”, fillimi i prodhimit të Qashqait të ri është shtyrë për mesin e vitit të ardhshëm.
Nissani nuk ka komentuar zyrtarisht pretendimet e tilla, por ka përkujtuar se vazhdojnë përgatitjet e fabrikës, për prodhimin e modelit të ri.