Auto

Kalenderi me rekord të ri në Brezovicë

Kalenderi me rekord të ri në Brezovicë

Federata e Auto Sporteve të Kosovës, njofton se garuesi Liridon Kalenderi, pas rekordit që e arriti në shtegun e Grashticës, të njëjtën e ka bërë edhe në Brezovicë, madje me kohë edhe më të “çmendur”.

Ai, me Mitsubishi Evo 9, shtegun e gjatë 7.7 kilometra e kaloi për vetëm 04:01.966 minuta, me shpejtësi mesatare prej 114.561 kilometër në orë, që sipas FASK-ut, duket vështirë e imagjinueshme, pasi është kohë për 16 sekonda më e shpejtë se rekordi paraprak i tij.