Auto

Shtyhet për gjashtë muaj “LA Auto Show” shkaku i pandemisë

Pandemia ka bërë që të shtyhet edhe një ngjarje e rëndësishme në industrinë e automobilave.

Panairi “LA Auto Show” është shtyrë për gjashtë muaj, transmeton KOHA.

I planifikuar të mbahej më 20-29 nëntor të këtij viti, ai është shtyrë për 21-31 maj të vitit 2021, kanë njoftuar organizatorët, shkruan LA Daily News.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme nga LA Convention Center, qytetit të Los Angelesit dhe të gjithë partnerëve tanë të automobilave”, ka thënë Lisa Kaz, drejtoreshë ekzekutive e LA Auto Show. “Fundjava e ‘Ditës Memoriale’ është fantastike për aktivitete në natyrë dhe debutim të produkteve. Moti i LA krijon mundësi të reja entuziaste për panairin pranveror”.