Veturat Tesla në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani mund të lexojnë shenjat e kufizimit të shpejtësisë dhe të detektojnë dritën e gjelbër të semaforit, pas një përditësimi të ri të softuerit.
Sistemi Autopilot i veturës e tregon paralajmërimin nëse është tejkaluar shpejtësia dhe dërgon një lajmërim nëse vetura është e ndalur para dritës së gjelbër të semaforit, shkruan BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto karakteristika u bënë të ditura në përditësimin e fundit të versionit Autopilot të Teslas për “vozitje të plotë autonome”.
Tashmë veturat e Teslas mund të ngadalësojnë afër shenjave të kuqe të semaforit dhe tabelave “Stop”.
Në vitin 2019 faqja e internetit e Teslas reklamoi “potencialin e plotë për vozitje autonome” përfshirë edhe vozitjen automatike nëpër autostrada, edhe pse gjithmonë ka thënë se programi Autopilot nuk është i krijuar si zëvendësim për njeriun, transmeton KOHA.
Ndërkohë kompania Cruise për vetura vetëvozitëse, shumica e së cilës është pronë e gjigantit General Motors, po përdor inteligjencë artificiale për të trajnuar veturat që të kuptojnë lëvizjen trupore të njerëzve në rrugë.