Auto

Jaguar rikrijon veturat e famshme E-Type

Në mars të vitit të ardhshëm, Jaguar E-Type legjendar do të festojë 60 vjetorin. Për të shënuar këtë datë, Jaguari do të rikrijojë dy modelet më të vjetra dhe më të famshme E-Type që ka krijuar ndonjëherë.

Pra në total 12 sosh dhe vetëm si pjesë e koleksionit të njohur si “E-type 60 Collection”.

Për çmim, as nuk duhet të pyetet.

Njëri prej tyre do të jetë “9600 HP”, një coupe ngjyrë gri, prototip i cili u bë aq i njohur me Jaguarin sa që u porosit nga shumë personazhe të njohura të asaj kohe. E pastaj erdhi edhe “77 RW”, me ngjyrë të gjelbër, të cilin vetë Norman Dewis i ndjerë, garues i veturave, e voziti nga Anglia për në Zvicër vetëm me një ndalesë, shkruan Top Gear, transmeton KOHA.

Modelet e restauruara të Jaguarit do të bazohen në motorët ekzistues E-Type prej 3.8 litrave, dhe do të rikrijohen në tërësi me specifikat e Jaguar Classic. Coupetë “Flat Out Grey” dhe “Drop Everything Green” do të kenë detaje të përkushtuara dhe të dizajnuara nga vetë drejtori i dizajnit të Jaguarit Julian Thomson. Edhe pse Jaguari nuk përmendë se për çfarë detaje është fjala, do t’i shohim vitin e ardhshëm....

Image