Auto

Cadillac XT6 i blinduar, vetura më e sigurt në botë

Cadillac XT6 i blinduar, vetura më e sigurt në botë

Kjo veturë e Cadillacut ka shtatë ulëse dhe madhësinë sa një Range Rover. Është modifikuar nga kompania AddArmor për t’u bërë vetura më e sigurt në botë.

Specialistët për siguri dhe mbrojtje AddArmour thonë se XT6 i modifikuar është vetura më e sigurt në botë, edhe pse Nissan Juke ka fituar pesë yje si më e sigurta nga Euro NCAP, që është agjenci për vlerësimin e sigurisë së automjeteve. Mirëpo XT6 ka një paketë sigurie që kushton 28,000 dollarë shtesë, për t’i mbrojtur pronarët nga kriminelët, terroristët, dhe sulmues tjerë, shkruan TopGear.