Auto

Mercedes-AMG GLE 53, veturë hibride dhe me shtatë ulëse

Mercedes-AMG GLE 53, veturë hibride dhe me shtatë ulëse

Kjo veturë, dhe pse është AMG, i cili është lloj i veturave Mercedes që mori frymëzimin nga modeli ML i viteve të nëntëdhjeta, vjen me fuqi hibride, dhe ka 429 kuaj fuqi dhe motor prej 3.0 litrave por i forcuar me një motor elektrik. Së bashku, dy motorë arrijnë shpejtësinë prej 0 në 100 km brenda 5.3 sekondave dhe shkon deri në shpejtësinë maksimale prej 250 km/h.

Është i madh dhe praktik dhe ka shtatë ulëse. Ky model do të qëndrojë edhe në rrugë të këqija, por në fakt është një veturë e madhe për familje e cila përdoret më se miri nëpër rrugë të shtruara ku do ta vozisni me komfor, shkruan Top Gear.