Auto

Automjetet e paregjistruara do të detektohen me pajisje digjitale në hyrje-daljet e qyteteve

Automjetet e paregjistruara do të detektohen me pajisje digjitale në hyrje-daljet e qyteteve

Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi, ka pritur sot drejtorin ekzekutiv të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, me të cilin ka diskutuar lidhur me mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Siç thuhet në komunikatën për media, Mazreku e ka njoftuar ministrin Abrashi lidhur me disa çështje që bien në fushëveprimin e rregullimit nga Ministria e Infrastrukturës, ndër të cilat: Domosdoshmërinë e plotësim-ndryshimit të Ligjit për Automjetet; Nevojën për rishikimin e Strategjisë Rrugore dhe Planin e Veprimit; Digjitalizimi i sigurisë së rrugëve, dhe; Zhvillimin e fushatave të përbashkëta për rritjen e vetëdijesimit të qytetarëve për sigurinë në trafik.