Auto

Lamborghini tashmë prodhon Urusin e dhjetëmijtë

Gjatë fillimit të marsit të këtij viti, Lamborghini ka mbyllur përkohësisht fabrikën kryesore për shkak të përhapjes së madhe të koronavirusit.

Sapo gjërat filluan të normalizoheshin në Itali, kjo kompani ka ristartuar linjat e prodhimit dhe është rikthyer në funksion të plotë me prodhimin e super veturës Urus.

{gallery}

Lamborghini sapo ka informuar se ka prodhuar Urusin e 10.000-të, të cilin e ka bërë ngjyrë Matt Nero Noctis, i cili i është dorëzuar një konsumatori në Rusi, transmeton KOHA.

Urus, apo SUV-i i dytë në historinë e kësaj marke është përgjegjës për rritjen e madhe të shitjeve të lamborghinit gjatë vitit të kaluar.

Në 2019-ën marka italiane ka shitur 8,205 vetura në të gjithë globin, e që ishte rritje prej 43 përqind krahasuar me një vit më parë.

Prej tyre kanë qenë 8,205 SUV Urus, apo më shumë se 50 % e veturave të shitura nga kjo kompani.