Ky është Mercedesi i ri AMG GT nga seria Black, veturë me një qëllim të vetëm, të tejkalon kufijtë e veturës së rëndomtë që mund ta vozitni në rrugët e shtruara.
“Seria Black është gjithmonë me dy ulëse”, tha Joerg Letzel, menaxher i produkteve për Mercedesin. “Modeli është i bazuar në GT R, por ashtu si e keni vërejtur, seria Black nuk e ka R-në, andaj është një model tërësisht ndryshe, dhe paraqet përkryerjen teknike, pra një veturë e përkryer e bërë për gara, por të cilën mund ta vozitni edhe në rrugë publike”, shkruan TopGear.
{gallery}
Motori i i kësaj “bishe” është një 4.0 litra Turbo V8 i dyfishtë. Shpejtësia maksimale shkon deri në 325 km/h, dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/h e arrin brenda 3.2 sekondave, transmeton KOHA.
Gjithashtu është shumë i lehtë ngase shumicën e pjesëve, duke përfshirë edhe kornizat e ulëseve dhe tavanin, i ka nga fibrat e karbonit dhe i tëri peshon 1,540 kilogramë. Kjo “bishë” e shpejtësisë dhe fuqisë kushton rreth 370,000 euro.