Auto

Një koncept i harruar nga koha: Citroeni i vitit 1980

Një koncept i harruar nga koha: Citroeni i vitit 1980

Kjo veturë-koncept nga Citroeni i vitit 1980 duket si babagjyshi spiritual i Teslas. Kur është fjala te panairet vjetore të veturave, prodhuesit kanë një presion të madh për të shfaqur dizajne marramendëse. Citoreni definitivisht i la të gjithë pa frymë me veturën Karin në panairin e Parisit para 40 viteve.

Mund të mendojmë se Citroen kishte ide të guximshme për të ardhmen me këtë dizajn, por në fakt ishte e kundërta. Duket sikur Citroeni nuk kishte asgjë për të shfaqur të vit, andaj e dërguan dikë në departamentin e dizajnit për të ardhur me ndonjë ide shpejtë e shpejtë. As nuk duhej të ishte e vozitshme. Andaj dizajnuesit nuk i hoqën këndet por në fakt i rritën skajet, duke e krijuar një përbindësh trapezoidal që frikësonte fëmijët, shkruan TopGear.