Auto

Klima e Bugatti Chiron mund të ftohë një shtëpi prej 80 m katrorë

Descriptive Text

Bugatti Chiron për shumëçka është i veçantë. Por klima e vendosur në këtë makinë luksoze është diçka speciale.

Sipas sajtit “Autoblog”, kompresorët e klimës në Bugatti kanë kapacitet prej 10 kË dhe kjo fuqi është e mjaftueshme për të ftohur një shtëpi prej 80 metrash katrorë.

Vënia e klimës në Bugatti Chiron nuk është e thjeshtë dhe bëhet fjalë për një detaj që blerësit i kushtojnë shumë rëndësi.

Performansa e motorit, ndërruesi i shpejtësive dhe të tjerat janë shumë të rëndësishme të një makinë, por në shekullin XXI, si prodhuesit ashtu edhe blerësit i kushtojnë rëndësi klimës.

Çmimi i një Bugatti Chiron i prodhuar më 2020 nis nga 2.999.000 dollarë.