Auto

“Bisha” greke me 3000 kuajfuqi e me rrota tejet të lehta

Prodhuesi grek i automjeteve, Spyros Panopoulos Automotive, duket se është duke punuar në një hiper-veturë shumë të fuqishme si dhe me një dizajn unik.

Fjala është për hiper-veturën e quajtur Chaos, e cila pritet të vijë me motor 4.0-litër Twin-Turbo V10 me kapacitet prej 3,000 kuajfuqi, gjë që i bie të jetë trefish më i fuqishëm se Koenigsegg Agera ose dyfish më i fuqishëm se Bugatti Chiron, transmeton KOHA.

{gallery}

Gjithashtu, kjo “bishë” e grekëve do të tërheqë vëmendjen me rrotat, 22-inçësh të pasme dhe 21-inçësh të përparme. Ato janë të prodhuara me teknologjinë më të fundit, “HRE3D+”, me printer 3D dhe përbëhen nga titani.

“Rrotat janë super të lehta. Rrotat metalike më të lehta në treg”, ka shkruar prodhuesi grek në një postim në Facebook.