Auto

2020 Ferrari F8 Spider ua mbron dëgjimin

2020 Ferrari F8 Spider ua mbron dëgjimin

Kur e blini një Ferrari me kulm që hapet, jeni duke blerë ulëse për një show të vërtetë. Me një motor prej 7120 kuajfuqi turbo, 3.9 litërsh dhe i cili gjendet aq afër ulëses sa që mund ti merrni erë nxehtësisë që e prodhon, kur ta parkoni veturën, veshët e juaj do të kumbojnë. Por, Ferrari i ri 2020 F8 Spider nuk e bën këtë gjë, ngase motori i saj është më pak i zëshëm se sa modelet tjera, shkruan Car and Driver.

Turbot e F8-shit mund të kenë zërin më të ulët që të mos dëmtoni dëgjimin, por në fakt motori ka 48 kuajfuqi më shumë se modeli 488 i vitit kaluar. Arrihen 100 km/h ne 3 sekonda, frenat janë të përkryera për kthesa, ka 7 shpejtësi automatikë. Të gjitha kontrollet e veturës, pos klimës i ka te timoni, transmeton KOHA.