Auto

Volkswageni me fabrikën më të madhe të veturave elektrike në Evropë

Foto: Reuters / Radovan Stoklasa

Një nga prodhuesit më të mëdhenj të veturave në botë ka vendosur që njëra nga fabrikave të tyre më të mëdha në Gjermani të prodhoje vetëm vetura elektrike, duke u bërë kësisoji fabrika më e madhe në Evropë për vetura të tilla.

Të premten e kaluar, Volkswagen ka njoftuar se fabrika e saj në Zwickau ka prodhuar veturën e fundit me naftë. Makina e fundit që doli nga linja e prodhimit ishte furgoni Golf R me motor 2.0 litra benzinë, shkruan “The Next Web”.

Duke lëvizur ë të ardhmen, fabrika në Zwickau do të përqendrohet në prodhimin e një sërë veturash elektrike për grupin Volkswagen. Kjo do të jetë fabrika më e madhe e veturave elektrike në Evropë, deri sa të hapet fabrika Gigafactory e Teslas në Berlin. Kjo fabrikë gjigande do të ndërtohet në një hapësirë sa dyfishi i fabrikës së Volkswagenit, por jo deri në vitin e ardhshëm.

Fabrika do të duhet të modifikohet për të prodhuar vetura elektrike dhe Volkswageni thotë se kjo do të kushtojë rreth 1.2 miliardë euro. Edhe 8.000 punonjës të fabrikës duhen trajnuar për të punuar me sisteme të rrymës me volt të lartë, transmeton KOHA.

Është e qartë se veturat elektrike do të luajnë një rol të madh në të ardhmen, andaj nuk është befasuese që fabrikat e veturave janë duke ndryshuar prodhimtarinë. Por tranzicioni i fabrikës së Volkswagenit ndoshta është më e madhja që do të shohim tani për tani.